“S’ka bir nëne e as bir k…”/ Rama sqaron udhëtimin në Zvicër: S’kam udhëtuar kurrë me lekët e shtetit

“S’ka bir nëne e as bir k…”/ Rama sqaron udhëtimin në Zvicër: S’kam udhëtuar kurrë me lekët e shtetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, kësaj here lidhur me videon e publikuar një ditë më parë ku ai shfaqej në shoqërinë e disa personave në Basel të Zvicrës. Përmes një postimi në platformën “X”, kreu i qeverisë iu është përgjigjur kritikëve dhe akuzave që sipas tij janë ngritur pa asnjë bazë, duke sqaruar njëherë e mirë rrethanat e udhëtimit dhe duke hedhur poshtë çdo pretendim për përdorimin e “lekëve të shqiptarëve”. Rama shprehet se udhëtimi në Zvicër nuk kishte asnjë lidhje me detyrën e tij shtetërore, por ishte një ftesë private nga ArtBasel, panairi më i njohur ndërkombëtar i galerive të artit, ku janë ekspozuar dhe veprat e tij. Ai bën me dije se gjatë qëndrimit 1 ditë e gjysmë në...