Sjellja ndryshe e PS në Kuvend, pranon propozimet e PD për draft rezolutën për anëtarësimin në BE, Balla i jep një minutë më shumë Berishës nga koha e shumicës

Sjellja ndryshe e PS në Kuvend, pranon propozimet e PD për draft rezolutën për anëtarësimin në BE, Balla i jep një minutë më shumë Berishës nga koha e shumicës

Megjithë akuzat e forta, kryesisht nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, drejtuar qeverisë, ajo që po bie sy në seancën e sotme në Kuvend është një klimë konsensusi, e cila pritet të kulmojë me votimin e draft rezolutës së hartuar nga të dyja palët. Larg vëmendjes së mediave, shumica dhe opozita u mblodhën në Komisionin e Jashtëm dhe diskutuan për një draft të përbashkët për anëtarësimin në BE. E megjithatë, në publik, opozita tha se shumica “ishte dorëzuar” për të pranuar propozimet e saj. Një prej pikave të draft rezolutës, që sipas opozitës ishte kërkesë e saj, ka të bëjë me anëtarësimin e plotë në BE. “…Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë...