Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e sigurisë ushqimore dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një sfidë madhore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama u ndal në domosdoshmërinë që produktet shqiptare të jenë jo vetëm të sigurta për konsumatorët, por edhe të pranuara e të suksesshme në tregun e përbashkët evropian. “Në një takim të organizuar me operatorët e sipërmarrjes ushqimore, ne u ndalëm në një temë shumë konkrete. Si do të garantojmë që çdo produkt që konsumojnë qytetarët, jo thjesht të jetë i sigurt, por të jetë një produkt i pranuar dhe i suksesshëm në tregun e nesërm të përbashkët të Evropës, ku ne do të jemi anëtarë me të drejta, por edhe me detyrime...