“Siguria dhe ekonomia, prioritet i SHBA në Shqipëri!” Serwer: Ja sinjalet nga ambasadori i ri

“Siguria dhe ekonomia, prioritet i SHBA në Shqipëri!” Serwer: Ja sinjalet nga ambasadori i ri

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, vlerëson se deklaratat e ambasadorit të ri të nominuar nga SHBA-të në Shqipëri, Eric Wendt, tregojnë vazhdimësi të prioriteteve amerikane në vend, me fokus te siguria dhe bashkëpunimi ekonomik, si dhe mbështetja për shtetin ligjor. Duke komentuar deklaratat e të nominuarit për ambasador në një intervistë për gazetaren Rosalba Bejdo në emisionin “Rretheqark” në A2CNN, Serwer tha: “Ai (Wendt) për mua duket se është një ushtarak me karrierë të përmbushur, dhe që bëri një deklaratë profesionale, duke theksuar bashkëpunimin ekonomik dhe atë të sigurisë me Shqipërinë. Mendoj se kjo më duket një ide shumë e mirë”. I pyetur nëse Uashingtoni po i jep më shumë rëndësi çështjeve të sigurisë sesa demokracisë apo reformave politike në...