Si u pastruan paratë e drogës, detaje nga dosja e SPAK që goditi Artur Shehun, Ilir Shtufin dhe vëllezërit Koçeku
Amerika Latine dhe disa shtete të Europës ishin bazat që disa biznesmenë të fuqishëm të Shqipërisë kishin ngritur prej vitesh sa i takon trafikimit të tonelatave të kokainës. Në dosjen voluminoze dhe mbase më të të fortë të realizuar nga Prokuroria e Posaçme, janë specifikuar vendet si Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika, shtete ku biznesmeni Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, nga vitet 2018 deri në 2021 takoheshin për të koordinuar trafikun e drogës. Pjesa më e madhe e parave të përfituara nga ky aktivitet, silleshin në Shqipëri duke i investuar në prona, pallate, bregdet, por edhe në ngritjen e kullave. Këto takime janë kryer para operacionit të trafikut të drogës që ndodhi në Barcelonë në janar 2020 ku...
Burimi:
vizionplus.tv