Si u ndryshua qelia e Metës
Si u ndryshua qelia e Metës Në një intervistë televizive, avokati Kujtim Cakrani ka ngritur shqetësime serioze mbi trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta në ambientet e paraburgimit 313. Sipas Cakranit, Meta nuk ka kërkuar dhe nuk është përpjekur të paraqitet si viktimë, por ka qenë subjekt i kushteve të papërshtatshme që në momentin e parë të ndalimit. Ai deklaroi se fillimisht Meta është akomoduar në një dhomë me lagështi dhe kushte të papranueshme, që sipas tij nuk përmbushin standardet minimale për qëndrimin njerëzor. Cakrani theksoi se ka bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj institucioneve përgjegjëse, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe drejtuesit e institucionit, duke kërkuar zbatimin e ligjit nr. 81/2020 për të paraburgosurit, si dhe respektimin e të drejtave kushtetuese. ‘Meta nuk ka kërkuar,...
Burimi:
sot.com.al