Shtyhet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, prokurori Ols Dado kërkon pezullimin e afateve të paraburgimit
GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, si dhe ndaj të pandehurve të tjerë në të njëjtën çështje, për shkak të mungesës së disa avokatëve mbrojtës. Në seancë, prokurori Ols Dado ka kërkuar shtyrjen e procesit dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn, duke argumentuar mungesën e përfaqësimit ligjor të plotë. Nga ana tjetër, avokati Plarent Ndreca është shprehur kundër pezullimit të afateve të paraburgimit, duke e konsideruar të pajustifikuar këtë vendim. Gjatë seancës është raportuar mungesa e katër avokatëve mbrojtës, çka ka çuar në shtyrjen e procesit gjyqësor edhe për të pandehurit e tjerë, përfshirë Ajola Xoxa, të cilët po gjykohen me procedurë të zakonshme. Sipas vendimit të gjykatës, afatet e paraburgimit për Erion Veliaj mbeten të pezulluara deri...
Burimi:
vizionplus.tv