Shtetformimi maqedonas dhe inxhinieringu politik ndaj shqiptarëve
Në periudhën e ASNOM-it, shqiptarët u përjashtuan sistematikisht nga procesi real i shtetformimit, ndërsa pas pavarësisë u përballën me margjinalizim institucional. Faza aktuale rrezikon t’i reduktojë ata në një subjekt formal, pa peshë reale kushtetuese. Pikërisht këtu qëndron thelbi i projektit që shumë shqiptarë e perceptojnë si “Maqedoni Evropiane pa shqiptarët”. Çdo përpjekje për relativizimin e statusit kushtetues të shqiptarëve në emër të “kompromiseve evropiane” rrezikon të prodhojë jo integrim, por krizë të re Nga Prof.dr Skender Asani Në historinë bashkëkohore të Ballkanit, vështirë se mund të gjendet një paradoks politik dhe historik aq kompleks sa ai i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: një popull që, në momentet vendimtare të formësimit të shtetit, luajti rol thelbësor në mbijetesën dhe legjitimitetin e tij, ndërkohë që...
Burimi:
javanews.al