‘Shtëpia’ e re për Kuvendin, Peleshi: Në vjeshtë do të jemi gati për shpalljen e konkursit ndërkombëtar

‘Shtëpia’ e re për Kuvendin, Peleshi: Në vjeshtë do të jemi gati për shpalljen e konkursit ndërkombëtar

Siç kryeministri Rama kishte deklaruar një vit më parë se Kuvendit do t’i nevojitet një shtëpi e re, duket se hapat e parë do të ndodhin në vjeshtë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se pritet që në fund të shtatorit apo në hyrje të tetorit, të hapet konkursi ndërkombëtar për projektin. “Sipas planifikimit tonë dhe kalendarizimit, besoj që në fund të shtatorit dhe fillim tetori do të jemi gati për të shpallur një konkurs ndërkombëtar për një godinë të re të parlamentit shqiptar”, tha Peleshi.