Shqiptari nga diaspora: Rame, atdhedashuria është më e fortë se frika

Shqiptari nga diaspora: Rame, atdhedashuria është më e fortë se frika

Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me mesazhe të forta edhe nga shqiptarët e diasporës, të cilët deklaruan se nuk do të tërhiqen pavarësisht, sipas tyre, përpjekjeve për t’i frikësuar dhe intimiduar. Një prej përfaqësuesve të diasporës tha se përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen në protestë nuk do të kenë sukses, pasi, sipas tij, dashuria për atdheun është më e madhe se frika. “Me infiltrimet që kanë bërë këto ditë për të na intimiduar që të mos jemi këtu, i them se atdhedashuria është më e madhe se frika. Asnjë përpjekje nuk do të na ndalë”, u shpreh ai. Ai kujtoi edhe protestuesin Arbër Lleshi, i cili ndodhet në burg pas protestave të mëparshme, duke theksuar se arrestimet nuk do...