“Shqipëria po fiton terren dhe kjo i pengon disa”, analisti: Veprimi i Shehajt dëmtoi imazhin e vendit
Shqipëria është në shënjestrën e aktorëve që synojnë të godasin sigurinë e saj digjitale dhe institucionale. Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përmes një raporti të posaçëm se Irani dhe Rusia mbeten burimi I kërcënimit të Shqipërisë përmes sulmeve kibernetike dhe luftës hibride. Raporti analizon edhe situatën e sigurisë në vend, nga ndërhyrjet e huaja deri te rreziku terrorist e kriminaliteti. Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në “Tirana Live”u shpreh se forcat jo dashamirëse me Shqipërinë synojnë të gjejnë terren për të krijuar destabilitet. Ai theksoi se kjo vjen për shkak se zhvillimi i Shqipërisë i pengon disa vende të tjera dhe synojnë ta frenojnë rritjen e saj. “Jo vetëm protesta, por çfarëdo veprimi destabilizues në vend, mund të shfrytëzohet për të krijuar këto narrative, të cilat kanë...
Burimi:
javanews.al