Shqipëria përparon me negociatat, Gjermania e Holanda nënvizojnë edhe kushtet
Konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE shënon një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave për vendin tonë. Çdo nismë ligjore apo çdo lëvizje politike në Shqipëri do të jetë nën monitorimin e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE. Tanimë Shqipërisë i jepet mundësia për të nisur me mbylljen e kapitujve, me objektivin e qeverisë që brenda 2027 të përmbyllë këtë fazë. Ndërsa në Bruksel festohej dhe përqafohej, në Tiranë ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Holandës i treguan qeverisë shqiptare që këto dy shtete do të monitorojnë me kujdes zbatimin e reformave, por me një paralajmërim se pavarësia e drejtësisë është kusht i panegociueshëm. Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në rast të nivelit të lartë janë kushte të...
Burimi:
opinion.al