“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE
Shqipëria mbylli negociatat për 3 kapitujt e parë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Grupi i punës për zgjerimin i njohur me emrin Coela miratoi paradite mbylljen e bisedimeve për 3 kapituj; kapitullin 30 që ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme; kapitullin 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën dhe kapitullin 25 që ka të bëjë me kërkimin shkencor. Mbyllja e këtyre 3 kapitujve kaloi pasdite në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në faqen e Këshillit Europian është publikuar që konferenca ndërqeveritare për mbylljen e kapitujve do të zhvillohet në Bruksel, të martën në 14 korrik, në orën 19.00. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Postimi i Ramës: SHQIPËRIA...
Burimi:
vizionplus.tv