‘Shqipëria nuk është në shitje’, Lubonja flet nga protesta: Sistemi i Ramës ka grabitur vendin, të përmbysim pushtetin

‘Shqipëria nuk është në shitje’, Lubonja flet nga protesta: Sistemi i Ramës ka grabitur vendin, të përmbysim pushtetin

Dita e tetë e protestës pa sërish mijëra qytetarë që marshuan nga sheshi Skënderbej te Kryeministria ku protestuan sërish kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Sakaq, në podiumin e improvizuar foli edhe analisti Fatos Lubonja. Ai u shpreh se rasti i Zvërnecit tregoi se si funksionon sistemi i grabitjes që ka ndërtuar Rama. Ky pushtet sipas tij mund të përmbyset vetëm nëse ky “lumë” shtohet. Fatos Lubonja: Përshëndetje të gjithëve! E kam vështirë me gjithë këtë entuziazëm dhe me gjithë këtë energji të them diçka. Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm vijmë nga shumë degë e nga shumë mendime e shumë vizione e nga shumë edhe besime. Na ka bashkuar një gjë më e rëndësishme, ajo parulla Shqipëria nuk është në shitje. Lidhur me...