Shqipëria në këmbë kërkon largimin e tij, Rama mbledh të vetët për të shtrëgnuar radhët

Shqipëria në këmbë kërkon largimin e tij, Rama mbledh të vetët për të shtrëgnuar radhët

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot nën drejtimin e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, në një takim ku do të marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas agjendës, mbledhja do të hapet nga kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë Rama.  Mes një vale të madhe protestash ku kërkohe dorëheqja e tij, me shumë socialistë që u janë bashkuar protestuesve, Edi Rama do të përpiqet të shtrëngojë radhët e deputetëve, pas ikjes nga grupi të Marjana Koçekut. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se deputetët do të informohen mbi konkluzionet e Konferencës së Tetë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian dhe zhvillimet më të fundit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.  Në rendin e...