Shqipëria në Bashkimin Europian, apo…? Zegjine Çaushi godet sërish: PS forca e vetme që e çon BE…në Shqipëri

Shqipëria në Bashkimin Europian, apo…? Zegjine Çaushi godet sërish: PS forca e vetme që e çon BE…në Shqipëri

foto ilustrim: zegjine caushaj TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka tërhequr vëmendjen me një nga lapsuset e saj. Më i fundit u regjistrua gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier. Teksa vlerësonte rolin e Partisë Socialiste dhe fliste për rrugën europiane të vendit, deputetja u shpreh se PS është forca e vetme që çon BE në Shqipërinë, në vend që të formulone kundërtën 'Shqipërinë në BE'. "Partia Socialiste forca më e madhe, forca vizionare dhe forca e vetme që e çon Bashkimin Europian në Shqipëri...Shqipërinë në Bashkimin Europian", u shreh Çaushi. Megjithatë, kjo nuk është herë që Çaushi bën gafë në fjalimet publike. Lapsuset dhe gafat nuk kanë munguar as nga foltorja e Kuvendit, apo Komisionet ku ajo bën pjesë./ZËRI