Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Qeveria shqiptare ka dhënë këtë të premte miratimin paraprak për një marrëveshje huaje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me vlerë 302 milionë dollarë, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF). Marrëveshja do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane të Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA). Fondet do të përdoren për qëllime të mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak, sipas programeve që financohen përmes FMF. Në vendim thuhet se Këshilli i Ministrave vendosi “miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm...