Shqipëria mbyll 3 kapitujt, Vangjeli: Klithmë qortimi për politikën vendase të ndarë
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1, e cilësoi mbylljen e tre kapitujve me BE-në si një moment historik që kërkon unitet kombëtar, duke e quajtur atë një “klithmë qortimi” për politikën e ndarë shqiptare. “Pra, pluralizmi është thelbi i demokracisë, por ky lajm vjen edhe si një klithmë qortimi për të na kujtuar që ka megjithatë disa gjëra, disa akte, disa detyra kombëtare që janë të shtruara përpara të gjithëve. Pavarësisht ndasive të jashtëzakonshme, pavarësisht tensioneve të jashtëzakonshme që shpesh politika krejtësisht fëmijërore dhe inatçore prodhon me shumicë, Tirana duhet t’i tejkalojë dhe duhet të bëhen bashkë. E sotmja është pikërisht një ftesë për një gjë të tillë”, tha Vangjeli. Ai theksoi se shqiptarët, kur janë mes vetes,...
Burimi:
javanews.al