‘Shqipëria larg BE’/ Nesho: Ambasadorët e Gjermanisë dhe Holandës rrëzuan propagandën e Ramës

‘Shqipëria larg BE’/ Nesho: Ambasadorët e Gjermanisë dhe Holandës rrëzuan propagandën e Ramës

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer procesin e integrimit europian të Shqipërisë në një shfaqje spekulative për të mbuluar realitetin e hidhur të një autokracie elektorale dhe një shteti të kapur nga krimi. Kështu është shprehur ish-diplomati dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Agim Nesho, gjatë një intervistës së mesditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, duke analizuar hapjen e kapitujve të negociatave në Bruksel. Sipas diplomatit, entuziazmi i treguar nga qeveria shqiptare ishte një maskaradë e orkestruar me ndihmën e disa burokratëve europianë, ndërkohë që përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Holandës i kanë kthyer palët me këmbë në tokë. Deklaratat e ambasadorëve të këtyre dy vendeve bënë të qartë se hapja e negociatave nuk është një shpërblim për detyrat e kryera, por thjesht një mjet...