Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në forcimin e sistemit të mbrojtjes, duke miratuar projektligjin për krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në Forcat e Armatosura. Sipas autoriteteve, kjo strukturë synon të rrisë kapacitetet ushtarake të vendit, duke e bërë sistemin e mbrojtjes më fleksibël dhe më të gatshëm për situata të ndryshme. Duke folur në RTSH 24, Gjeneral Ardian Lilo theksoi se aktualisht Forcat e Armatosura funksionojnë me personel aktiv, por përfshirja e rezervistëve sjell një dimension të ri në forcimin e mbrojtjes kombëtare. “Momentalisht, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë vetëm komponentin aktiv, i cili presupozohet të jetë i gatshëm në mënyrë të menjëhershme, i përgatitur për t’u dislokuar dhe për të përmbushur të gjitha detyrat që ka, si...