Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore. Shqipëria është renditur ekosistemi i 4-ët më në rritje i startup-eve në Evropë në Raportin Global të Ekosistemit të Startup-eve 2026, sipas një raporti të publikuar nga StartupBlink, harta më gjithëpërfshirëse globale e ekosistemeve të startup-eve. Vendi ynë u ngjit tetë vende në renditjen globale, për tu renditur në vendin e75 në botë, kërcimi më i madh i barabartë mes vendeve evropiane dhe i 3-ti më i madhi në mbarë botën. Shqipëria rikthehet kështu në top 80-shen botërore me +71.1% rritje vjetore të ekosistemit, rritja e 4-ët më e lartë në kontinent. Ky rezultat, pozicionon Shqipërinë mes vendeve me dinamikën më të fortë inovative...