Shqipëria drejt BE-së, Musabelliu: Objektiv i arritshëm mbyllja e kapitujve deri në 2027
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, atë të mbylljes së negociatave, një hap që konsiderohet vendimtar në rrugën drejt integrimit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, negociatori i integrimit, Enkelejd Musabelliu tha se kalimi i fazës së ndërmjetme për grup-kapitujt themelorë përbën një “gur themeli” që i hap rrugë përmbylljes së kapitujve negociues. Sipas tij, ky është një proces voluminoz dhe gjithëpërfshirës që përfshin të gjithë administratën shtetërore. Musabelliu u shpreh se synimi për mbylljen e të paktën 10 kapitujve brenda këtij viti është i arritshëm, duke pasur parasysh objektivin më të gjerë për përmbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027. Sipas tij,...
Burimi:
vizionplus.tv