Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar sot se Shqipëria po avancon me ritme të shpejta në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke lënë pas Serbinë, e cila i ka nisur negociatat që në vitin 2014. “Është fakt që Shqipëria i ka hapur negociatat shumë më vonë se Mali i Zi. Mali i Zi në qershor të 2012, Serbia në janar të 2014, nuk po i hyj arsyeve pse, por është fakt sot dhe duhet të na bëjë krenar si shqiptarë, se Shqipëria jonë e përbashkët e të majtëve dhe të djathtëve, e socialistëve dhe demokratëve, është shumë përpara Serbisë. Për të gjithë ata ndër ne, secili ndër...