“Shqipëria do të përfitojë një fond prej 49 mln euro”, Rama: Jemi një hap larg fazës përfundimtare të negociatave me BE

“Shqipëria do të përfitojë një fond prej 49 mln euro”, Rama: Jemi një hap larg fazës përfundimtare të negociatave me BE

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet më të fundit të javës, mes të cilave miratimin e raportit IBAR. Rama deklaroi se Konferenca Ndërqeveritare është vulosja me sukses e fazës hapëse të negociatave. Kreu i qeverisë në podcastin e tij flasim nuk ndali ironinë për opozitën, ku u shpreh se ballafaqimi mori kohën e vet, ndërkohë që “molotovarët e Tiranës” përhapnin negativitet, digjnin kryeqytetin përmes protestave të tyre, dhe përpiqeshin të dëmtonin imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Edi Rama: Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që...