‘Shpopullimi nuk erdhi nga opozita’/ Blushi: Kjo tokë ka Zot! Shqipëria u përket shqiptarëve!

‘Shpopullimi nuk erdhi nga opozita’/ Blushi: Kjo tokë ka Zot! Shqipëria u përket shqiptarëve!

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar në "Facebook" një fragment të fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, ku ai rradhit dëmet që i janë shkaktuar shqiptarëve nga qeverisja aktuale. Shpopullimi, korrupsioni, varfëria dhe ligjet që sipas tij bien kundër me vlerat dhe me kornizat e familjes shqiptare, ishin disa prej akuza që Blushi listoi në Kuvend. Sipas tij, Shqipëria është e shqiptarëve dhe bëri thirrje që kjo qeveri të rrëzohet sa më parë.