“Shpopullimi i qëllimshëm”/ Alimehmeti: Të rinjtë po largohen pasi shteti nuk mbështet familjen dhe jetën
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, gjatë një interviste në një studio televizive deklaroi se largimi masiv i shqiptarëve nuk është një fenomen rastësor, por sipas tij pjesë e një politike të qëllimshme që ka nisur prej më shumë se një dekade. Alimehmeti tha se përmes dobësimit të shërbimeve bazë, si shëndetësia, arsimi dhe drejtësia, veçanërisht në zonat rurale dhe qytetet e vogla, qytetarët janë shtyrë gradualisht drejt emigrimit ose zhvendosjes në Tiranë. Sipas tij, centralizimi i institucioneve dhe mungesa e mbështetjes për familjet e reja kanë krijuar kushte që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetesën në vend. Alimehmeti argumentoi se kjo ka sjellë zbrazjen e shumë zonave të Shqipërisë, ndërsa shtoi se rritja e kostos së jetesës dhe e...
Burimi:
sot.com.al