‘Shpërthen’ Spiropali: PS po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku bëhen emërime okulte!
Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku kritikon strukturën e brendshme të PS. Në postimin e saj, socialistja shkruan se disa ministri dhe agjenci shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit dhe se nuk i përgjigjen më procedurës. Postimi i plotë i Spiropalit: Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot. E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot. Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda...
Burimi:
javanews.al