Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Cleaning 4”, i zhvilluar për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 9 shtetas, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Hetimet kishin nisur prej disa muajsh dhe janë zhvilluar me metoda speciale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Sipas Policisë, të arrestuarit, të moshave 20 deri në 48 vjeç dhe banues në Kavajë, dyshohet se vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin për shpërndarjen e lëndëve...