Shpërndanin drogë afërsi shkollave në Tiranë, lihen në burg 14 të arrestuarit

Shpërndanin drogë afërsi shkollave në Tiranë, lihen në burg 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës la në burg 14 nga 15 personat e arrestuar, në kuadër të një grupi që shiste lëndë narkotike. Gjykata liroi nga qelia me masën “arrest shtëpie” vetëm Ilir Barutin, për shkak të moshës si dhe problemeve shëndetësore. Në “arrest me burg” u lanë Arsen Shahollari, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli. Pavarësisht se avokatët kërkuan masë më të butë sigurie për ta, nuk u mor parasysh nga ana e gjykatës pasi shumica e tyre u kapën në kushtet e flagrancës me sasi lëndësh narkotike. Arrestimi i tyre u krye nga policia me urdhër të prokurorisë së kryeqytetit, për shitje të...