Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…
Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Besfort Lamallari, në një postim të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, është ndalur te Igballe Berisha, e cila është shpallur nga shteti si “person i padëshirueshëm” në Shqipëri. Fillimisht, Lamallari theksoi se një masë të tillë nuk do të ngurrojë ta marrë sërish për të gjithë personat që nuk janë shtetas shqiptarë, e që përpiqen të vendosin agjenda të padëshirueshme në vendin tonë dhe kundër frymës evropiane. “Nuk do të hezitoj të bëj të njëjtën gjë me të gjithë ata persona të tjerë të cilët nuk janë shtetas shqiptarë, por që përfshihen këtu për agjenda që nuk janë në interes të Shqipërisë. Përkundrazi, janë vetëm në dëm të rrugës evropiane të Shqipërisë, por edhe të interesit kombëtar”,...
Burimi:
javanews.al