Shoku i Ramës shpreson ‘fatin’ e Karçanajt, kërkon lirimin nga paraburgimi
Gjykata e Posaçme do shqyrtojë sot një kërkesë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për lirim nga paraburgimi. Sipas burimeve për SYRI-n, kërkesa e Beqajt për zëvendësimin e masës "arrest në burg" me një masë më të butë është bazuar në vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë të 4 majit, mbi caktimin e kritereve të caktimit të masës "arrest në burg" dhe po shqyrtohet në orën 12 nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Deri më sot, ish ministri i Shëndetësisë, qëndron në paraburgim prej korrikut 2024 për llogari të dosjes "SASPAC", në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshi "korrupsionin", "pastrimin e parave" dhe "falsifikimin e dokumenteve".
Burimi:
syri.net