Shkërmoqet propaganda e Ramës: ‘Fabrika’ e makinave ushtarake ka vetëm 14 punonjës dhe 1 500 euro pajisje
Nga Klodian Tomorri/ Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti mes shoqërisë publike Kayo dhe asaj private Timak. Por kur qytetarët vërshuan me komente në rrjetet sociale se si një kompani shqiptare prodhon automjete Toyota, Land Cruiser apo Man, kryeministri u detyrua të bënte një sqarim me nota nervozizmi. "Makinat janë të standardeve të NATO-s dhe po, janë prodhuar në Shqipëri! Po, me pjesët e këmbimit të marra nga kolosë të industrisë automotive, por kush thotë se ky nuk quhet prodhim nuk di çfarë flet dhe ndërkohë kush mendon se kjo është lojë, le ta pyesë veten si ka mundësi që 30 vende aleate e mike kanë lidhur kontrata blerjeje...
Burimi:
syri.net