“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka shprehur mirënjohjen e tij për vendin dhe qytetarët shqiptarë në përfundim të mandatit të tij 3-vjeçar. Në një postim në rrjetet sociale, pas nderimit me Yllin e Madh të Medaljes “Benemerenti” nga kryeministri Edi Rama, Gonzato tha se angazhimi i tij në Shqipëri është udhëhequr nga vlerat evropiane të lirisë, barazisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. “Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë për mua shumë më tepër sesa një treg apo një ekonomi e përbashkët. Ai ka të bëjë me njerëzit dhe vlerat që ndajmë”, shkroi Gonzato. Ambasadori falënderoi shqiptarët që ka takuar gjatë këtij rrugëtimi, duke theksuar se ka qenë i privilegjuar të ishte pranë tyre në një periudhë kur Shqipëria...