Shehi nuk kursen as Salianjin: Personazh antipatik, i prodhuar nga mentaliteti berishian!

Shehi nuk kursen as Salianjin: Personazh antipatik, i prodhuar nga mentaliteti berishian!

Antipik dhe produkt berishian e ka cilësuar kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili tentoi të garojë për kreun e PD-së, por nuk u mor në shqyrtim nga KOKOE. Por pavarësisht bindjes së tij personale, ai e vlerëson për kurajon që po tenton të sfidojë status-quo-në në PD, sikurse kanë vepruar më parë edhe figura të tjera demokrate. Ai theksoi gjithashtu se brenda PD-së ka pasur vazhdimisht grupe që kanë kundërshtuar drejtimin, por që shpesh kanë dështuar ose janë larguar. “Edhe ky Salianji që unë s’e kam qejf ndonjëherë lloj antipatie me thënë të drejtën, sepse është personazh i prodhuar nga mentaliteti berishian ky vetë. Por gjithsesi unë ju uroj punë të mbarë se në fund të fundit mbas shumë kohëve...