Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!
Pas miratimit të procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e projektligjit për huanë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje e marrëveshjes për ta lexuar përpara seancës së radhës, e parashikuar sot në orën 15:00. Dokumenti, i cili sipas procedurave konsiderohet i klasifikuar, është vendosur në dispozicion të të gjithë deputetëve. Për ta konsultuar, deputetët duhet të firmosin deklaratën e konfidencialitetit, në përputhje me rregullat për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Por në një video të publikuar nga ambientet e Kuvendit, shihet se deputeti Agron Shehaj ka hyrë në sallën ku ndodhej kopja e marrëveshjes, e ka marrë atë dhe është larguar me shpejtësi pavarësisht thirrjeve për të ndaluar Pamjet e publikuara kanë sjellë reagimin e...
Burimi:
javanews.al