Shehaj mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA/ PS kërkesë Kuvendit: Përjashtojeni me 60 ditë
Partia Socialiste i ka kërkuar Kuvendit përjashtimin për 60 ditë të deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur gjatë seancës plenare të kësaj të hëne, ku po shqyrtohej projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas kërkesës së depozituar në Kuvend, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kishte informuar deputetët se marrëveshja përmbante informacion të klasifikuar dhe se dokumenti mund të konsultohej vetëm në sallën “Gerti Bogdani”, pas firmosjes së një deklarate konfidencialiteti. Po ashtu, ishte ndaluar marrja ose riprodhimi i kopjeve të dokumentit. Në kërkesë thuhet se Agron Shehaj ka insistuar ta marrë me vete kopjen fizike të dokumentit, pavarësisht sqarimeve të stafit të Kuvendit se materiali nuk mund të largohej...
Burimi:
ntv.al