“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë që bëjnë teorira”, Rama për investimin në Zvërnec: Resortet e luksit “fabrika” që krijojnë lëvizje në ekonomi
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pensionistë, ku është ndalur edhe te debati që ka shoqëruar projektin e investimit turistik në zonën e Zvërnecit. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë mbrojti investimet strategjike në turizmin elitar, duke theksuar se resortet luksoze nuk janë struktura të mbyllura që përfitojnë vetëm turistët e huaj, por projekte që gjenerojnë punësim, nxisin prodhimin vendas dhe krijojnë zhvillim për ekonominë e vendit. Rama: Ne na duhet që të kemi infrastruktura mikpritjete të një niveli tjetër, ata njerëz që lënë shumë para duan tjetër nivel. Gjithfarë lloj sharlatanësh, delirantësh, dështakësh që janë sprovuar në skenën publike dhe që kanë akumulaur një mllef shumë të madh sepse u duket se dështimi i tyre është për fajin tim dhe për fajin e...
Burimi:
vizionplus.tv