“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave
Avokati Arbër Hoxha thotë sfida e ish kryeministrit Sali Berisha me gjyqësorin lidhur me çështjen “Partizani”, do të jetë e zgjatur. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave. Hoxha nënvizoi se edhe nëse Berisha nuk dënohet nga Gjykata e Shkallës së Parë, do të bëhet ankim nga SPAK dhe do të shpallet fajtor nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. “Unë besoj se po, për aq kohë sa kemi disa shkallë të gjyqësorit, sfida e zotit Berisha me drejtësinë nuk përfundon vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëse nuk do të kënaqen interesat publike të përfaqësuara nga SPAK, edhe sikur një centimetër, sikur SPAK të humbasë...
Burimi:
javanews.al