Sërish para për gropat e turpit/ Trashgimia e grabitjeve ne AKUK vazhdon!
Nëse kaloni nga zona e Kombinatit në Tiranë, do të ndesheni me një pamje apokaliptike: skelete betoni, gropa të hapura dhe hekurishte që ndryshken nën diellin e kryeqytetit. Nuk është një godinë e braktisur, por është "varri" i mbi 100 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë, një projekt që duhet të kishte shpëtuar Tiranën nga aroma e tmerrshme e ujërave të zeza në Lanë dhe Lumë të Tiranës, por që sot vijon të "hajë" para pa u ndalur.Impianti u projektua për të trajtuar 90% të ujërave të zeza të Tiranës, duke shmangur derdhjen e tyre në Lanë, Lumë të Tiranës dhe më pas në Adriatik. Edhe sot, pavarësisht kostove, ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në qytet. Projekti filloi 12 vite më parë me një kosto...
Burimi:
syri.net