“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

Analisti Preç Zogaj, duke bërë paralelizmin mes Hungarisë dhe Shqipërisë, pas fitores së madhe të opozitës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në Hungari doli një alternativë që mblodhi të gjithë kundërshtarit e Orbanit. Sipas Zogajt në të dyja vendet populli opozitar është shumicë, por në Shqipëri partia kryesore e opozitës ka 250 mijë vota më pak se para 4 vitesh. “Unë mendoj se sekreti i përmbysjes së madhe në Hungari shprehet me një fjalë: alternativë. Alternativa është lideri. Populli hungarez ka qenë edhe para 4 vitesh, po ai popull ka qenë edhe 4 herët kur fitoi Orbani, por nuk ishte alternativa. Orbani bëri gjithçka për të fituar zgjedhjet, OSBE/ ODIHR renditi shkelje si në Shqipëri, si kapja e shtetit, përdorimin...