Sekretarja e PPE, Doloris Monserrat vizitë në selinë blu, takon Berishën pas rikonfirmimit në krye të PD
Dolors Montserrat ka zhvilluar një vizitë në selinë e PD, ku është pritur në një takim nga kryetari i demokratëve, Sali Berisha. Montserrat, e cila mban postin e sekretares së përgjithshme të Partia Popullore Europiane, ndodhet në Tiranë në kuadër të kontakteve dhe takimeve politike me përfaqësues të opozitës shqiptare. Takimi në selinë blu u fokusua te zhvillimet politike në vend, bashkëpunimi me PPE-në dhe proceset integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Takimi vjen pak ditë pas rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Burimi:
sot.com.al