Sejamini: Rezoluta nuk ka vlerë, Parlamenti të plotësojë kushtet që ka vendosur BE-ja
Gazetari Neritan Sejamini e cilësoi rezolutën e integrimit që u miratua me konsensus në Parlament si “komplet të parëndësishme” dhe shtoi se Kuvendi ka 3 detyra kryesore për të pëmbushur nëse duam të futemi në Bashkimin Europian. “Kjo rezoluta e sotme është komplet e parëndësishme. Nuk ka asnjë vlerë. Më duket qesharake që Parlamenti bën një rezolutë ku i cakton vetes detyrat kushtetuese, premton që do i lërë hapësirë opozitës… Ka ndonjë gjë aty në rezolutë që nuk është detyrim kushtetues i Parlamentit? E dyta, janë bërë nja 10 rezoluta në Parlament për integrimin. A ka ecur integrimi? Ai Kuvend duhet të dijë se çfarë kushtesh kemi, por ky Parlament nuk e ka idenë sot sepse qeveria e ka lënë në hije dhe e ka...
Burimi:
javanews.al