Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

Prokurori Sotir Kllapi paraqiti argumentet e SPAK për mbajtjen në paraburgim të Ilir Metës, duke deklaruar se mbrojtja e ish-presidentit nuk paraqiti asnjë provë se çfarë ka ndryshuar, por vetëm argumente të përgjithshme. “Mbrojtja ju referua vendimit unifikues të 4 majit. Nëse nuk ka asnjë rrethanë që ka zbutur nevojat e sigurimit, apo dyshimin e arsyeshëm ne mendojmë se nuk ka asnjë rrethanë të ndryshuar. Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet i pandehuri Ilir Meta shtrihet nga 2009 deri ne 2017 dhe për veprën e “deklarimit të rremë” është akuzuar vetëm njëherë. Një periudhë e gjatë kohore. Ne mendojnë se rrezikshmëria shoqërore është evidente”, tha prokurori. Ai hodhi poshtë edhe pretendimin e avokatit të Metës, se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë për masën e...