Seanca maratonë, Rama shkoi pas mesnate në Kuvend, PS voton me 85 vota pro aktin normativ për akcizën e karburanteve. Genta Tafa merr 83 vota si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Seanca maratonë, Rama shkoi pas mesnate në Kuvend, PS voton me 85 vota pro aktin normativ për akcizën e karburanteve. Genta Tafa merr 83 vota si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Parlamenti ka miratuar me votat e socialistëve aktin normativ për uljen me 20% të akcizës për karburantet kur ccmimi i benzinës kalon 220 lekë për litër. Pas një seance maratonë, rreth orës 24 të mbrëmjes së të enjtes, socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke rrëzuar edhe tre propozime të demokratëve. Në të njëjtën kohë Genta Tafa, ish komisionerja e KPK-së, u zgjodh me 83 vota pro dhe 25 kundër në postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Votimet Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”. Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër 7Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së...