“Së shpejti takim me kancelarin gjerman”, Rama jep lajmin dhe ironizon PD-në: Po shkojnë vetë te grepi, do argëtohem me ta!

“Së shpejti takim me kancelarin gjerman”, Rama jep lajmin dhe ironizon PD-në: Po shkojnë vetë te grepi, do argëtohem me ta!

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së 35-vjetorit të PS në Durrës kryeministri Rama komentoi edhe protestat e opozitës. Rama u shpreh se opozita arriti deri në pikën që përdori edhe flamujt e Gjermanisë në Bulevard, duke shtuar se gjatë konferencës ndërqeveritare në Bruksel me BE-në do të takohet edhe me kancelaren gjermane, dhe do ta ‘përshëndeste’ opozitën me informacione të detajuara. “Çfarë nuk thanë për këtë që nesër bëhet një tjetër fakt. Ku nuk shkuan dhe çfarë nuk sajuan. Dhe mbi të gjitha për turpin e madh, por turpi është një fjalë që nuk ka lidhje me ta. Morën rrugën me molotovë dhe gëzoheshin që kazanët e plehrave që digjeshin, apo flakadanët që godisnin Kryeministrinë dhe Xhaminë e Madhe dilnin në mediat e botës....