Sarandë/ Ina Zhupa: Të fundit në raportin e KE për cilësinë e ujërave larës. Ky raport e dëmton realisht turizmin, jo protesta
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se raporti i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit dhe Komisionit Europian për cilësinë e ujërave larës e rendit Shqipërinë në fund të vendeve europiane, duke e cilësuar situatën alarmante për shëndetin e qytetarëve dhe turistëve. Sipas Zhupës, raporti tregon mungesë investimesh nga pushteti qendror dhe ai vendor për mbrojtjen e ujërave, ndërsa si bashkitë më problematike përmendi Sarandën, Vlorën, Durrësin dhe Pogradecin. Ajo akuzoi qeverinë se ka favorizuar ndërtimet pranë bregdetit, liqeneve dhe lumenjve, pa garantuar trajtimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e mjedisit. Zhupa shtoi se dëmin më të madh për turizmin nuk e shkaktojnë protestat, por mungesa e investimeve dhe raportet ndërkombëtare që e rendisin Shqipërinë në fund për cilësinë e ujërave larës. Ajo...
Burimi:
syri.net