Sara Mila: PS dhe Rama nuk e japin dorëheqjen, gjithçka po shkon mbarë, jemi drejt Europës
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka deklaruar se Rama nuk e ka fare ndërmend dorëheqjen dhe se po integron Shqipërinë në Bashkimin Europian. Mila tha se “e gjithë arena ndërkombëtare është sot pro Shqipërisë”. “PS dhe Rama nuk e japin dorëheqjen. Shqiptarët na votuan dhe na dhanë 83 mandate për të çuar Shqpërinë në BE. Në kuadër të këtij premtimi, gjithçka po shkon mbarë. Negociatat janë vetëm ditën e nesërme dhe pasnesërme, ku do të mbyllen tre grupkapituj. Shqipëria e mbyll në 2027, pjesën e negociatave. NATO del dhe thotë takimin dhe samitin tjetër do t’i shtrëngojmë duart ne Tiranë. Gjithë arena ndërkombëtare është sot pro Shqipërisë, që ka problemet e veta, nuk ka patur pak për të arritur deri këtu, por vazhdon me...
Burimi:
ntv.al