Samiti i 11-ë i Nismës së Tre Deteve, Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo platformë nga 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Shqipëria, prej vitit të kaluar, është anëtare e asociuar e kësaj platforme që synon forcimin e ndërlidhshmërisë, inovacionit, infrastrukturës dhe konkurrencës industriale. Begaj bëri apel për rezultate të prekshme që përshpejtojnë zhvillimin ekonomik rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian. “Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Evropës”, – theksoi Kreu i Shtetit në fjalën e tij me fokus rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj e cilësoi këtë iniciativë si një histori suksesi që është shndërruar në një platformë konkrete për zhvillim: “Një dekadë nuk...
Burimi:
javanews.al