Salianji shpall kandidaturën për kreun e PD

Salianji shpall kandidaturën për kreun e PD

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka njoftuar se do të depozitojë kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partia Demokratike e Shqipërisë, një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave. Në një reagim në rrjetet sociale të bërë mbrëmjen e së mërkurës, Salianji shprehet se, pavarësisht asaj që e cilëson si “farsë”, ai nuk do të tërhiqet nga gara. Ai shton se frymëzohet nga modeli i demokracisë perëndimore dhe synon të kontribuojë në demokratizimin e Partisë Demokratike. REAGIMI: “Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri. Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar. Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të...