Salianji: Më lejoni të garoj! Ish-deputeti i PD letër organeve drejtuese

Salianji: Më lejoni të garoj! Ish-deputeti i PD letër organeve drejtuese

5 ditë para zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratikë, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u ka kërkuar organeve drejtuese të PD që ta lejojnë të garojë përballë Sali Berishës ditën e shtunë. Nëpërmjet një letre Salianji kërkon anulimin e dy vendimeve; atë për përjashtimin e tij nga partia dhe atë për përjashtimin e tij nga gara, pasi ai nuk ka e ka shkelur në asnjë rast statutin e PD. “Në demokraci nuk ke mundësi të zgjedhësh kundërshtarin dhe ndaj për mua nuk përbën asnjë problem që kandidat të jetë Sali Berisha dhe për këtë arsye nuk kam asnjë kërkesë proçeduriale për ta përjashtuar atë nga gara, ai të jetë në garë bashkë me aletain e tij Edi Rama, bashkë me vërtësit e tij, bashkë me komisionerët...